EOT në ekspozitën CITM të Shanghait – optimizëm për fluturime çarter nga Pekini

Përfunduan punimet e ekspozitës më të madhe të turizmit në Azi, CITM e Shanghait. Në kuadrin e CITM, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Greke të Turizmit (EOT), z.Pános Leivadás u takua me operatorë turistikë kineze, ofruesit kryesorë të turizmit në internet dhe ka dhënë intervista për mediat elektronike kineze dhe në internet.

Midis takimeve ishte dhe ai me C-Trip, kompaninë më të madhe të rezervimeve në internet, me 140 milion konsumatorë të regjistruar, me të cilën EOT fillon bashkëpunimin nga viti 2015. Një bashkëpunim të ri do të fillojë Organizata Greke EOT nga viti 2015 dhe me Baidu, aparatin më të madh të kërkimit në Kinë. Gjithashtu për vitin e dytë do të vazhdohet bashkëpunimi i rëndësishëm i EOT me Sina Weibo, Facebook-un ekuivalent kinez dhe Twitter.

Gjatë takimeve me operatorët turistikë kineze është konfirmuar suksesi i linjës së parë ajrore të drejtpërdrejtë Shanghai – Athinë në vitin 2014 dhe qëllimi i tyre, që në vitin 2015 të shkojnë edhe më tej, pasi do të fillojnë flurime çarter (charter flights) për në Athinë dhe nga Pekini.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

Start a Blog at WordPress.com.

%d bloggers like this: